Kryeministri i Sllovenisë shpreh mbështetje për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300 në Ukrainë

Evropë

Kryeministri i Sllovenisë shpreh mbështetje për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300 në Ukrainë

Nga: V.N Më: 30 mars 2022 Në ora: 19:27
Janez Jansha

Kryeministri slloven Janez Jansha tha të mërkurën se ai mbështet dërgimin e sistemeve të mbrojtjes raketore S-300 në Ukrainë, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

"Po, unë e mbështes këtë sepse kjo është pajisja për të cilën Ukraina ka nevojë më shumë," i tha ai për Becky Anderson të CNN, por shtoi, "Unë nuk e mbështes të flasim shumë për atë që po u japim atyre".

Jansha tha gjithashtu se ai foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i tha atij se qeveria e tij është e përgatitur t'u propozojë një referendum ukrainasve për të ndryshuar kushtetutën për të hequr dorë nga dëshira e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n.

“Mendoj se ata morën një lloj vendimi pragmatik, sepse pasi ta fitojnë këtë luftë, mendoj se NATO do të dëshirojë që ata të anëtarësohen”, tha Jansha.

“Kur ta fitojnë këtë luftë, ushtria ukrainase do të jetë një nga ushtritë më të forta, nëse jo më e forta në kontinentin evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat