​Draghi: Putin beson se kushtet për armëpushim në Ukrainë nuk janë pjekur ende

Evropë

​Draghi: Putin beson se kushtet për armëpushim në Ukrainë nuk janë pjekur ende

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:20
Mario Draghi

Presidenti rus Vladimir Putin beson se kushtet për një armëpushim në Ukrainë nuk janë ende "të pjekura, tha kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë për shtyp sot.

Duke folur për një bisedë telefonike që pati me udhëheqësin e Kremlinit një ditë më parë, Draghi tha se Putin i tha gjithashtu se kontratat aktuale të gazit mbetën në fuqi dhe se firmat evropiane do të vazhdojnë të paguajnë në euro dhe dollarë.

"Ajo që kuptova, por mund të jem i gabuar, është se konvertimi i pagesës është një çështje e brendshme e Federatës Ruse," tha Draghi.

Gjatë bisedës telefonike, Putin i tha gjithashtu kryeministrit italian se ishte "e parakohshme" për një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Sky News

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat