Sanksionet e SHBA-së synojnë sektorin e teknologjisë dhe kibernetikës

Evropë

Sanksionet e SHBA-së synojnë sektorin e teknologjisë dhe kibernetikës

Nga: V.N Më: 31 mars 2022 Në ora: 18:16
Janet Yellen

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, këtë herë duke synuar sektorin e saj të teknologjisë. Thesari i SHBA tha se po vendoste sanksione ndaj 21 subjekteve dhe 13 individëve, duke përfshirë Mikron, prodhuesin më të madh të çipave në Rusi dhe prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të mikroelektronikës, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Masa kishte për qëllim të synonte "rrjetet e evazionit të sanksioneve" dhe "kompanitë kryesore të teknologjisë ruse që po mundësojnë luftën e paligjshme të Putinit kundër Ukrainës".

Ndër të sanksionuarit ishin gjithashtu "aktorë kibernetikë keqdashës të qeverisë ruse", tha Thesari i SHBA.

“Ne do të vazhdojmë të synojmë makinën e luftës së Putinit me sanksione nga çdo kënd, derisa kjo luftë e pakuptimtë e zgjedhjes të përfundojë”, tha në deklaratë Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Moska përballet me një gamë të gjerë sanksionesh ndërkombëtare në sektorë që variojnë nga mallrat ushtarake tek artikujt luksoz, udhëtimet ajrore dhe bankat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat