Të gjitha trupat ruse largohen nga Çernobili dhe një qytet tjetër ukrainas

Evropë

Të gjitha trupat ruse largohen nga Çernobili dhe një qytet tjetër ukrainas

Nga: A.ZH Më: 31 mars 2022 Në ora: 23:28
Çernobil

Ukraina pretendon se të gjitha trupat ruse që pushtuan centralin bërthamor të Çernobilit tashmë janë larguar nga zona.

Më herët u raportua se një numër i forcave ruse ishin tërhequr, nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së duke thënë se Ukraina "supozonte" se pjesa tjetër po përgatitej të largohej, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Deri tani Moska nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje.

"Sipas stafit të termocentralit bërthamor të Çernobilit, tani nuk ka të huaj në vend", tha firma shtetërore bërthamore Energoatom.

Forcat ruse gjithashtu thuhet se janë tërhequr nga qyteti i afërt i Slavutych, ku jetojnë punëtorët në Çernobil.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tani po përgatitet të dërgojë një mision në objektet e mbetjeve radioaktive në Ukrainën veriore.

Çernobili u kap nga trupat ruse menjëherë pasi pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt, megjithëse stafi ukrainas mbeti në dhomën e kontrollit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat