Tetë cisterna karburanti marrin flakë në Belgorod, rrezikohen edhe tetë të tjera

Evropë

Tetë cisterna karburanti marrin flakë në Belgorod, rrezikohen edhe tetë të tjera

Nga: H.O. Më: 1 prill 2022 Në ora: 08:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tetë cisterna me karburant janë në zjarr në depon e naftës në Belgorod në Rusi dhe ekziston rreziku që zjarri të zhvendoset në tetë të tjera, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Agjencia thotë se banorët e rrugëve të afërta janë duke u evakuuar, por kryetari Anton Ivanov ka thënë se dy punëtorë në depo nuk janë lënduar.

Guvernatori rajonal më herët tha se zjarri ishte rezultat i një goditjeje nga dy helikopterë ushtarakë ukrainas.

Ukraina nuk e ka marrë përsipër sulmin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat