Riparimi i infrastrukturës së Mariupolit do të kushtojë 10 miliardë dollarë

Evropë

Riparimi i infrastrukturës së Mariupolit do të kushtojë 10 miliardë dollarë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 18:20
Mariupol, 30 mars 2022.

Këshilli i qytetit të Mariupolit vlerësoi se rindërtimi i infrastrukturën së dëmtuar të qytetit, pas disa javësh granatime intensive, do të kushtojë të paktën 10 miliardë dollarë.

Ky është një vlerësim paraprak, përderisa po vazhdon lufta me Rusinë.

Fotografitë kanë regjistruar shkatërrimet në Mariupol, me ndërtesat e banimi, shkollat dhe spitalet që u shkatërruan plotësisht nga sulmet ajrore ruse.

Ndërkohë, mijëra njerëz, për javë të tëra kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë, ndërkaq që autokolonat humanitare po përpiqen të arrijnë në qytet.

“Çdo krim, çdo vrasje dhe akt shkatërrimi i kryer nga agresori duhet të regjistrohet dhe t’i dërgohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat