Ngrihet flamuri i Ukrainës mbi Çernobil, u këndua edhe himni

Evropë

Ngrihet flamuri i Ukrainës mbi Çernobil, u këndua edhe himni

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:57
Flamuri ukrainas

Flamuri ukrainas është ngritur mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit pas tërheqjes së forcave ruse.

Kështu tha të shtunën ndërmarrja shtetërore që mbikëqyr centralet bërthamore.

“Sot, më 2 prill, në orën 11:00, flamuri ukrainas u ngrit mbi termocentralin e Çernobilit dhe u këndua himni”, shkruan CNN.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mbi Çernobil ishte i gjithë stafi i termocentralit, të cilët kanë punuar që nga 24 shkurti, kur forcat ruse filluan pushtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat