Kryeministri polak bën thirrje për një komision ndërkombëtar për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë

Evropë

Kryeministri polak bën thirrje për një komision ndërkombëtar për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë

Nga: M.H. Më: 4 prill 2022 Në ora: 12:03
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki merr pjesë në një konferencë për shtyp në Kancelarinë e Kryeministrit në Varshavë, Poloni, më 4 prill.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka bërë thirrje për një komision të pavarur për të hetuar krimet ruse të luftës në Ukrainë, derisa liderët botërorë vazhdojnë të dënojnë mizoritë në Bucha.

"Ne propozojmë krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar krimet në qytetet në Ukrainë," tha Morawiecki në një konferencë shtypi në Varshavë të hënën, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Në këtë komision do të jenë mjekë, kriminalistë dhe specialistë, shtoi kryeministri.

“Bucha, Irpin, Hostomel dhe Motyzhyn janë vendet që do të kujtojmë. Rusët kryen krimin e gjenocidit. Duhet të dokumentohet dhe gjykohet siç duhet”, shtoi Morawiecki në një postim në Twitter të postuar të hënën.

Në fjalimin e tij, ai e quajti Rusinë një "shtet totalitaro-fashist" që duhet të ndalet nga NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat