​Belgjika ngrin 3 miliardë dollarë asete të rusëve të sanksionuar

Evropë

​Belgjika ngrin 3 miliardë dollarë asete të rusëve të sanksionuar

Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Që nga fillimi i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, Belgjika ka bllokuar 196.4 miliardë euro (ose rreth 215 miliardë dollarë) transaksione dhe 2.7 miliardë euro (3 miliardë dollarë) asete ruse në shifrat e fundit të shpallura nga ministri belg i Financave Vincent Van Peteghem.

Në një deklaratë, Ministria belge e Financave tha se asetet e ngrira i përkasin 877 personave dhe 62 subjekteve që figurojnë në listën e sanksioneve evropiane dhe transaksionet e bllokuara janë rezultat i kufizimeve të tjera të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, transmeton CNN.

Për më tepër, zyrtarët doganorë belgë kanë kontrolluar gjithashtu 23.191 kontejnerë në portet belge që nga fillimi i sanksioneve. Nga këto kontrolle “është konstatuar shkelje në 3 kontejnerë me produkte luksoze”, tha ministria.

Më tej, “1000 automjete luksoze” po mbahen në Portin e Zebrugge në pritje të kontrollit.

“Këto janë dërgesa nga jashtë BE-së dhe u shiten klientëve rusë. Dërgesat ishin tashmë në rrugën e tyre kur u publikuan sanksionet”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat