Negociatat Ukrainë-Rusi, flasin burime pranë Pallatit Elysee

Evropë

Negociatat Ukrainë-Rusi, flasin burime pranë Pallatit Elysee

Më: 5 prill 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Nuk ka pasur përparime të mëdha në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë dhe tmerret e dëshmuara gjatë fundjavës në qytetin ukrainas Bucha nuk po i ndihmojnë bisedimet, tha të martën një burim i Pallatit Elysee.

"Tronditja nga Bucha nuk është e favorshme për përparimin në negociata," tha ky burim në një konferencë pas një telefonate një orësh midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas këtij burimi, Zelensky ishte ende i prirë për "mbajtjen dhe avancimin e bisedimeve me rusët", si dhe për rolin ndërmjetësues të Francës.

Të dy udhëheqësit diskutuan masat konkrete që duhet të ndërmerren për të “siguruar që krimet e Rusisë të mos mbeten të pandëshkuara”, tha ky burim, duke përfshirë ofertën e Francës javën e kaluar për të dërguar fonde shtesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Macron përsëriti gatishmërinë e vendit të tij për të kontribuar në hetimin dhe dokumentimin e dhunës së ushtruar kundër civilëve dhe pyeti Zelensky në lidhje me raportet e përdhunimit të dyshuar të kryer nga ushtarët rusë ndaj grave ukrainase "të cilat presidenti ukrainas e konfirmoi", shtoi ky burim.

Në takim u diskutua edhe për gjendjen në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe Zelensky informoi Macron se vetëm 2000 njerëz mund të largoheshin këtë javë pasi "rusët po bllokonin" korridoret e evakuimit, transmeton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat