Papa e dënon masakrën e Buchas dhe puth flamurin e Ukrainës

Evropë

Papa e dënon masakrën e Buchas dhe puth flamurin e Ukrainës

Nga: V.N Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:13
Papa Françesku

Papa Françesku dënoi  masakrën e Buchas dhe puthi një flamur ukrainas që ai tha se i ishte dërguar nga qyteti gjatë audiencës së tij javore në auditorin e Vatikanit. “Lajmet e fundit nga lufta në Ukrainë, në vend që të sjellin lehtësim dhe shpresë, sollën mizori të reja, si masakra e Buchas”, citon Reuters të ketë thënë ai.

Papa Françesku shpalosi një flamur ukrainas që ai tha se i ishte sjellë nga Bucha dhe e mbajti lart për audiencën, e cila shpërtheu në duartrokitje.

Ai më pas i kërkoi një grupi fëmijësh refugjatësh që mbërritën të martën nga Ukraina që t'i afroheshin.

"Këta fëmijë duhej të iknin për të mbërritur në një tokë të sigurt. Ky është fryti i luftës. Le të mos i harrojmë ata dhe të mos harrojmë popullin ukrainas," tha ai, përpara se t'i jepte secilit fëmijë një dhuratë nga një vezë çokollatë të Pashkëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat