Punonjësja bashkiake i jep adresën e maniakut ‘vullnetarëve anti-pedofilë’, tentojnë t’i djegin shtëpinë

Evropë

Punonjësja bashkiake i jep adresën e maniakut ‘vullnetarëve anti-pedofilë’, tentojnë t’i djegin shtëpinë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:05
Chloe Carr

Një punonjëse e re bashkiake në Britani i kaloi adresën e një të dënuari për krime seksuale një grupi vullnetar “gjuetarësh të pedofilëve”, para se rreth 30 prej tyre të mblidheshin para shtëpisë së maniakut.

23 vjeçarja Chloe Carr, kishte thënë se sulmuesi seksual “meriton gjithçka” teksa grupi kishte kërcënuar të digjte shtëpinë e tij në qershor 2020.

Punonjësja e bashkisë së Hull në veri të Anglisë i tha grupit anti-pedofilë në rrjetin Facebook se burri ishte “i neveritshëm” dhe banonte prane nje shkolle, por i kërkonte të mos tregonin se cili u kishte dhënë informacionin konfidencial.

Rrjedhimisht grupi ishin mbledhur pranë shtëpisë së të dënuarit dhe kërcënonin ta vrisnin e t’i digjnin shtëpinë, u tha në gjykatën Hull.

Carr, nga krahina e Yorkshire pranoi akuzat e shpërndarjes së informacioneve private pa miratimin e personit dhe u gjobit 500 paundë.

Nëna e një fëmijë ishte punësuar me këshillin bashkiak por punonte nga shtëpia për të komunikuar me kolegët.

Chloe – e cila asokohe ishte shtatzënë – i tha grupit anti-pedofili se personi jetonte pranë një shkolle “prandaj ishte akoma më i rrezikshëm”.

Ajo kishte shpërndarë në grup një imazh me adresën dhe më tej shkruante: “Mos lejoni që kjo të më kthehet mua prej punës që bëj në bashki.”

Carr u falenderua nga grupi, teksa u përsëriste atyre: “Ju lutem mos thoni se ka ardhur nga Këshilli.”

Në ora 6.40 pasdite po atë ditë, i denuari për krime seksuale telefonoi policinë duke u ankuar se shtëpia e ti ishte rrethuar.

Ai tha se një grup prej rreth 30-personash i thanë “të dilte jashtë ose ndryshe do t’i digjnin shtëpinë”.

Më vonë atë mbrëmje grupi anti-pedofil i shkroi Carr për të thënë se personi ishte zhvendosur.

Ajo përgjigjej: “Jam shumë e lumtur, ai është i neveritshëm. Jam e lumtur që kam ndihmuar të tjerët”.

Avokatja mbrojtëse Helen Chapman, tha se Carr ishte “në një pozitë të dobët” në kohën kur dërgoi mesazhet pasi priste të bëhej nënë e vetme.

Gjykatësi Mark Bury hodhi poshtë akuzat e abuzimit me detyrën ndaj Carr duke vendosur vetëm për gjobën.

Ai tha: “Jeni me fat për këtë. Krimi që keni kryer është serioz dhe mund të merrte dënim me burg. Ajo që bëre nuk ishte një shërbim publik. Ata (pedofilët) e kanë kryer dënimin e tyre. Ti nuk duhet të shpërndaje detajet. Kjo mund të destabilizojë shkelësit duke bërë që të shkelin ligjin përsëri. Shpresoj që kjo të ketë qenë një mësim për ty. Ti mendoje se po ndihmoje komunitetin por po bëje të kundërtën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat