Goditet në fytyrë Lukashenko

Evropë

Goditet në fytyrë Lukashenko

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:30
Alexander Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një meçi amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk. Siç raportojnë mediat, ekipi i tij megjithatë ka fituar 5:1 ndaj një ekipi rajonal të Minskut.

Lukashenko është lënduar nga një lojtar i ekipit kundërshtar, i cili aksidentalisht ka goditur atë në fytyrë me shkopin e hokejit.

Duke e njohur pushtetin e autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi, lojtari në fjalë ka mundur ta pësojë keq, mirëpo siç raportohet, ky aksident nuk ka ndikuar në disponimin e presidentit, raporton Interfax.

Ndryshe, Lukashenko është njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai e ka përkrahur me të gjitha kapacitetet pushtimin rus në Ukrainë, duke i dhënë ndihmë ushtarake, por edhe territoriale për të kryer sulme mbi caqet në Ukrainë.

Image
Kështu dukej Lukashenko pas meçit amator të hokejit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat