Stafi i Çernobilit ndërrohet për herë të parë pas tri javësh

Evropë

Stafi i Çernobilit ndërrohet për herë të parë pas tri javësh

Më: 10 prill 2022 Në ora: 21:06
Centrali bërthamor Çernobil

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ka thënë se gjatë ditës së sotme është kryer një rotacion i stafit në Çernobil pas tri jave.

Ish termocentrali bërthamor  dhe vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë në 1986, u mor nga forcat ruse në ditën e parë të pushtimit, shkruan BBC.

Rreth 170 roje kombëtare ukrainase u mbajtën robër në bodrum dhe u përdorën për të siguruar objektin, i cili tani është kthyer nën kontrollin e Ukrainës.

Punëtorët i thanë BBC-së se ata luftuan për të mirëmbajtur uzinën, duke fjetur në konvikte të improvizuara dhe duke vjedhur karburantin rus për të mbajtur gjeneratorin në punë dhe stacionin të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat