Eskobar: Anëtarësimi në BE është interes strategjik i Serbisë

Evropë

Eskobar: Anëtarësimi në BE është interes strategjik i Serbisë

Nga: F. B. Më: 11 prill 2022 Në ora: 10:22
Gabriel Eskobar

Anëtarësimi në BE është qëllim strategjik i Serbisë dhe ajo në shumë aspekte po shënon përparim në atë drejtim, vlerësoi i dërguari special për Ballkanin perëndimor Gabriel Eskobar për N1 Kroacia, transmetojnë “RTS” dhe “Bota Sot”.

Eskobar në pyetjen a mendon se politika e Serbisë do duhej të ishte më e vendosur, në kuptimin se duhet të vendos a do të anon ka lindja apo perëndimi u përgjigj se kjo është çështje e popullit serb, por anëtarësimi në BE është qëllim strategjik i Serbisë.

Më tutje, Eskobar tha se Serbia është vend historik, kulturor e gjithnjë e më shumë ekonomik.

“Mendoj se populli serb këtë e kupton dhe e pret. Nga kjo mendoj se Serbia gjithnjë e më shumë është e interesuar për raportin e saj me Evropën se me lindjen”, tha Eskobar.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes për kuadrin kohor të bashkëngjitjes së Serbisë në BE, ai theksoi se duhet të përshpejtohen integrimet evropiane dhe vlerësoi se të gjitha vendet që kanë hyrë në BE janë bërë demokratike, më stabël, më me perspektivë, duke mos harxhuar asgjë nga të tjerët.

“Pikërisht këtë e dua për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë këtu Serbinë. Shpresoj se të gjitha vendet do të kenë rrugë të qartë në Evropë, dyer të hapura dhe që do të mund të përfundojnë procesin e tyre në afatin e kuptueshëm kohor”, tha Eskobar.

Ai sqaroi se afati kohor nuk varet nga raporti i tyre me BE-në, por që ShBA i inkurajon që të arrihet përparim, të i inkurajoj edhe partnerët evropian që të japin sinjal të qartë se ato vende janë të mirëseardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat