Ekipi francez mbërrin për të hetuar pretendimet për krime lufte

Evropë

Ekipi francez mbërrin për të hetuar pretendimet për krime lufte

Nga: V.N Më: 11 prill 2022 Në ora: 13:56
Pretendimet për vrasje të civilëve në Bucha shkaktuan zemërim global

Një ekip francez ka mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar hetuesit vendas të shqyrtojnë akuzat për krime lufte rreth kryeqytetit Kiev, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Lajmi u bë i ditur në Twitter nga ambasadori francez Etienne de Poncins, i cili tha se kjo ishte njësia e parë e huaj që ofron një mbështetje të tillë.

Pretendimet për vrasje të civilëve në Bucha shkaktuan zemërim global javën e kaluar. Ukraina pretendon se rreth 1222 trupa u gjetën në zonat afër Kievit të lënë kohët e fundit nga ushtarët rusë.

Rusia mohon se ushtarët e saj ishin fajtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat