Pasojat e luftës: Gjysma e Ukrainës ka nevojë për pastrim nga minat

Evropë

Pasojat e luftës: Gjysma e Ukrainës ka nevojë për pastrim nga minat

Nga: V.N Më: 11 prill 2022 Në ora: 15:43
Shenja paralajmëruese e minave në Borodyanka, afër Kievit

Rreth gjysma e territorit të Ukrainës ka nevojë për pastrimin e minave tokësore, sipas një përfaqësuesi të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Oleg Bondar tha se rreth 300,000 km katrorë tokë kërkon përpjekje humanitare për çminim – me një sasi të madhe eksplozivi ende të vendosur në zonat e marra nga ushtarët rusë, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Përpjekjet u përqendruan pranë Kievit dhe zonave të tjera veriore të vendit, thotë Bondar. Kontrollet po vazhdojnë në rajonet e Kharkiv dhe Nikolaev, pavarësisht granatimeve ruse.

Puna e pastrimit ka përfunduar në Irpin, afër Kievit - por Bondar thotë se toka private duhet ende të kontrollohet, gjë që kërkon lejen e pronarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat