Vizita nuk shkoi siç e kishte planifikuar, kancelari austriak jep detaje nga takimi me Putinin

Evropë

Vizita nuk shkoi siç e kishte planifikuar, kancelari austriak jep detaje nga takimi me Putinin

Nga: A.M Më: 11 prill 2022 Në ora: 16:51
Vladimir Putin.

Sot, kancelari i Austrisë Karl Nehammer ka vizituar Rusinë për të takuar Vladimir Putin.

Ai është lideri i parë i Bashkimit Evropian që takohet me Putinin që kur ai urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Nehammer tha se bisedimet ishin "shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të ashpra" me presidentin rus, duke shtuar se "mesazhi i tij më i rëndësishëm" për zotin Putin ishte se "lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sepse në luftë ka vetëm humbës nga të dyja palët".

Ai shtoi se vizita nuk ishte "miqësore", por ai "ndiente detyrën të takonte Putinin në mënyrë që të mos linte gur pa lëvizur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat