Zelensky nuk dëshiron ta takojë Steinmeier-in

Evropë

Zelensky nuk dëshiron ta takojë Steinmeier-in

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:39
Frank-Walter Steinmeier

Presidenti federal gjerman Frank-Walter Steinmeier i padëshirueshëm në Ukrainë, shkruan Blick.ch transmeton "Bota sot".

Steinmeier do të udhëtonte në Ukrainë të mërkurën së bashku me delegacione të tjera qeveritare nga vendet e tjera të BE-së.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk dëshiron ta takojë atë në Kiev, raporton “Bild”.

Arsyeja: lidhjet e ngushta të Steinmeier me Rusinë vitet e fundit.Presidenti Federal ishte një mbështetës i madh i gazsjellësit Nord Stream 2.

Një diplomat ukrainas në Kiev tha për "Bild": "Ne të gjithë i dimë lidhjet e ngushta të Steinmeier me Rusinë, të cilat u formuan gjithashtu nga formula Steinmeier. Ai aktualisht nuk është i mirëpritur në Kiev.

Do të shohim nëse kjo do të ndryshojë përsëri”./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat