Çka tregojnë vizitat e liderëve në Kiev?

Evropë

Çka tregojnë vizitat e liderëve në Kiev?

Nga: V.N Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:18
Johnson dhe Zelensky

Në ditët në vazhdim Kievin pritet ta vizitojnë presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për bisedime me homologun e tyre ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Presidenti Zelensky e ka përshkruar udhëtimet si një "gjest mbështetjeje" për Ukrainën.

Zyrtarët thonë se takiet do të përqendrohen në mënyrat për të ndihmuar civilët ukrainas si dhe ushtrinë.

Kjo vjen një ditë pasi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier anuloi planet për t'u bashkuar me grupin. Ukraina e kishte bërë të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur, mes kritikave ndaj tij për të qenë shumë afër Rusisë gjatë kohës së tij si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Një ndihmës i Presidentit Zelensky thotë se ai priste që kancelarja gjermane, Olaf Scholz, të bënte një vizitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat