Gra ‘në gjak’ e duar të lidhura/ Protestë para ambasadës ruse në Estoni kundër pushtimit rus në Ukrainë

Evropë

Gra ‘në gjak’ e duar të lidhura/ Protestë para ambasadës ruse në Estoni kundër pushtimit rus në Ukrainë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:31
Protestë para ambasadës ruse në Estoni kundër pushtimit rus në Ukrainë

Ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy po mbante një video mesazh drejtuar parlamentin estonez dhe Presidenti i Estonisë ishte drejtuar drejt Kievit, jashtë ambasadës ruse në Tallin, u zhvillua një protestë kundër abuzimit të grave dhe fëmijëve në Ukrainë, nga forcat ruse.

Një grup vajzash rrethuan godinën e ambasadës, gjysmë të zhveshura me duar të lidhura, kokën të mbuluar me qese të zeza ndërsa trupin e kishin lyer me bojë të kuqe, në shenjë proteste për dhunën e ushtruar nga forcat ruse.

“UShtarët rusë po marrin peng dhe po vrasin gra e fëmijë të pafajshëm në Ukrainë. Njerëzit që mbështesin këtë luftë, mbështesin gjithashtu edhe krimet e luftës.

Ky është mesazhi ynë për mbështetësit e regjimit të Putin në Rusi, Estoni dhe kudo” thuhej në një deklaratë të protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat