Kremlini dënon komentin e Biden për gjenocidin në Ukrainë

Evropë

Kremlini dënon komentin e Biden për gjenocidin në Ukrainë

Nga: V.N Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:41
Kremlini

Kremlini e ka quajtur "të papranueshëm" përshkrimin e presidentit amerikan Joe Biden për veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid. Siç kemi raportuar, zoti Biden tha se kishte prova të akteve gjenocidale nga trupat ruse, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën gjenocid - i përcaktuar sipas ligjit ndërkombëtar si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish - në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Kremlini ka thënë se nuk pajtohet kategorikisht me presidentin amerikan.

"Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme. Kjo vështirë se është e pranueshme nga një president i Shteteve të Bashkuara." tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat