Ukraina e sulmoi anijën ruse me raketa 'Neptun' - mësoni më shumë se çka janë ato

Evropë

Ukraina e sulmoi anijën ruse me raketa 'Neptun' - mësoni më shumë se çka janë ato

Nga: V.N Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:27
Raketat ukrainase

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thonë se ata goditën anijën 'Moskva' me një raketë Neptun, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Sistemi i raketave të lundrimit Neptun u projektua nga inxhinierët ushtarakë të Kievit në përgjigje të kërcënimit detar në rritje të paraqitur nga Rusia në Detin e Zi, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Sipas Kyiv Post, marina ukrainase mori dorëzimin e saj të parë të raketave me rreze veprimi 300 km vetëm në mars të vitit të kaluar.

Që nga fillimi i pushtimit, Ukraina ka marrë një fluks ndihme ushtarake nga aleatët perëndimorë, duke përfshirë raketa kundërajrore dhe antitank në vlerë prej 100 milionë funte, të cilat Britania e Madhe njoftoi se do t'i dërgonte javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat