Luftëtarët ukrainas të Mariupolit do të eliminohen

Evropë

Luftëtarët ukrainas të Mariupolit do të eliminohen

Nga: V.N Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:41
Kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin

Luftëtarët ukrainas që mbeten në Mariupol dhe refuzojnë të dorëzohen do të eliminohen, ka thënë kreu i republikës popullore të Donetsk (DPR) të mbështetur nga Rusia, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ushtarët aleatë të Rusisë janë afër kapjes së qytetit jugor të Mariupolit, por forcat ukrainase mendohet se po i rezistojnë sulmit nga zona e portit dhe fabrika e Azovstal - një fabrikë masive hekuri dhe çeliku.

Janë shfaqur video të forcave ukrainase që zotohen të mos dorëzojnë pozicionet e tyre.

Këtë javë Moska tha se më shumë se 1000 marinsa ukrainas ishin dorëzuar në Mariupol, por Ukraina e mohoi pretendimin.

Duke folur me gazetarët në Mariupol, kreu i DPR Denis Pushilin tha: "Ata anëtarë të ushtrisë së rregullt, si marinsat që keni parë, të cilët janë të përgatitur të dorëzohen, janë dorëzuar. Ndërsa nacionalistët, pra pjesëtarët e batalioneve nacionaliste, duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen, prandaj duhet të eliminohen".

Pamjet e zotit Pushylin duke bërë deklaratën, duke qëndruar pranë politikanit çeçen Adam Delimkhanov dhe i rrethuar nga trupat, u transmetuan në kanalin rus të lajmeve Rossiya 24.

Mariupol shtrihet në territorin e pretenduar nga e ashtuquajtura DPR dhe ka një rëndësi strategjike për ushtrinë ruse, pasi ajo kërkon të krijojë një rrugë tokësore midis Krimesë në perëndim dhe Donbasit në lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat