Rusia pret që ushtarët e Ukrainës të dorëzohen

Evropë

Rusia pret që ushtarët e Ukrainës të dorëzohen

Nga: A.M. Më: 17 prill 2022 Në ora: 06:38
Fabrika e çelikut Azovstal

Rusia po pret që ushtarët e Ukrainës do të dërzohen.

Rusia pretendon se nuk do t’i sulmojë ata,shkruan 'Bota sot'

Nga ora 06:00 me orën e Moskës dhe për disa orë më pas, forcat ruse kanë thënë se do të lejojnë ushtarët të largohen nga bastioni i fabrikës së çelikut Azovstal - me kusht që të lënë armët dhe municionet e tyre pas.

Ata do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës, thuhet në një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.

Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat