Aplikimi në NATO irriton Putinin, priten kërcënime ndaj Suedisë

Evropë

Aplikimi në NATO irriton Putinin, priten kërcënime ndaj Suedisë

Nga: Xhavit Çitaku Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:08
Pamje nga lufta në Ukrainë

Një aplikim në NATO mund të shkaktojë zemërim tek presidenti rus Vladimir Putin dhe përpjekjet ruse për të ndikuar në vendimin e Suedisë për NATO-n janë rritur. Në të vërtetë, të gjitha partitë politike, qeveria dhe parlamenti kanë dhënë dritën jeshile që ky vend skandinav të bëhet sa më parë anëtarë i Aleancës Verio- Atlantike, por në anën tjetër ka edhe një shqetësim se rreziku konsiderohet të jetë veçanërisht i madh në kohën ndërmjet aplikimit dhe anëtarësimit të plotë.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s janë përshkruar vazhdimisht në vitet e fundit si "ftohtë- akullt". Këto përfshijnë akuza për spiunazh rus dhe ka qenë prej kohësh e qartë se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron që aleanca e mbrojtjes të zgjerohet në lindje - kundër Rusisë. Putin po përpiqet të ndikojë në vendimin suedez për NATO-n, sipas ekspertëve, Suedia dhe Finlanda janë sot më pranë anëtarësimit në NATO se kurrë më parë, si rezultat i pushtimit agresiv të Putinit në Ukrainë. Që nga shpërthimi i luftës, politikanë të panumërt kanë folur për "një epokë të re" dhe se situata e politikës së sigurisë ka ndryshuar për keq.

Se Rusia nuk e vlerëson diskutimin e vazhdueshëm të NATO-s në Suedi është treguar nga shenja dhe kërcënime të ndryshme, diçka për të cilën po raportohet vazhdimisht edhe në mjetet e këtushme të informimit. Kreu operativ i Autoriteteve të reja për Mbrojtjen Psikologjike, Mikael Tofvesson, paralajmëron se përpjekjet ruse për të ndikuar në vendimin e NATO-s të Suedisë janë shtuar. – “Ata duan të na mashtrojnë se si duhet të mendojmë dhe të vendosim. Ne duhet ta mbajmë atë të pastër, pavarësisht se çfarë kemi arritur, thotë Mikael Tofvesson për GP».

Ai beson se ka rreziqe që fuqitë e huaja të përpiqen të kontrollojnë se çfarë opinioni duhet të kenë suedezët për çështjen e NATO-s, diçka që ai thekson nuk është në interesin e Suedisë që njerëzit të mashtrojnë mendimin tonë. Mund të vijnë reagime të forta nga Rusia Më e keqja nuk ka ardhur ende, sipas disa njerëzve dhe personaliteteve kompetente që po shprehin opinionin e tyre për këtë çështje të «nxehtë».Nëse Suedia vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO, reagime shumë më të fuqishme mund të vijnë nga Rusia. - Aparati rus i fuqisë duket se nuk ka kufij të arsyeshëm, bazuar në atë që shohim në Ukrainë. Pra, ju nuk e dini se cili mund të jetë kufiri i largët për Rusinë, thotë për media.

Kenneth G Forslund (S), deputet nga Kungälv dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme. Koha ndërmjet një aplikimi dhe anëtarësimit të plotë konsiderohet të jetë veçanërisht e ndjeshme dhe një vend mund të bëhet anëtar vetëm kur të gjitha shtetet e tjera anëtare, sot 30, kanë thënë po dhe aplikimi është nënshkruar dhe mbrojtur në zyrën e NATO-s në Uashington. Prandaj, studiuesit dhe politikanët nuk e përjashtojnë mundësinë e rritjes së kërcënimit për Suedinë në periudhën që çon në anëtarësimin e plotë në NATO.

“Pavarësisht vlerësimit se në këtë situatë të përkeqësuar konsiderohet se rreziqet për të qenë jashtë NATO-s janë dukshëm më të larta sesa nëse ky shtet do të bëhej anëtarë”.

Aplikimi në NATO irriton Putinin

Nuk mund të përjashtohet që një aplikim do të irritonte Putinin dhe do të çonte në më shumë kërcënime kundër Suedisë. Tash për tash mendohet e besohet se nga të gjitha këto kërcënime kryesisht mund të ketë shkelje të reja të avionëve të hapësirës ajrore suedeze dhe përpjekje për të sabotuar përmes sulmeve kibernetike. Qeveria dhe opozita po bashkëpunojnë aktualisht me analizën e politikës së sigurisë, e cila pritet të përfundojë në maj. Analiza e Finlandës përfundoi të enjten, ku u konstatua se Suedia dhe Finlanda në NATO rrisin sigurinë rreth Detit Baltik, raporton GP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat