Bombardimet ruse në Ukrainë, zbulohet lëvizja e fundit e Abramovichit

Evropë

Bombardimet ruse në Ukrainë, zbulohet lëvizja e fundit e Abramovichit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:06
Roman Abramovich

Miliarderi Roman Abramovich udhëtoi për në Kiev në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat ngecën pasi u shfaqën prova të mizorive ruse kundër civilëve ukrainas. Kështu raporton agjencia amerikane Bloomberg përmes burimeve.

Mirëpo një zëdhënës i miliarderit rus ka mohuar se ai ndodhet në Ukrainë.

Abramovich dyshohet se kishte një takim me negociatorët ukrainas për të diskutuar mënyrat për të rinisur negociatat.

Miliarderi rus ka vepruar si ndërmjetës që nga fillimi i luftës me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat