Ukraina nuk e ka ndërmend të dorëzojë Donbasin

Evropë

Ukraina nuk e ka ndërmend të dorëzojë Donbasin

Nga: V.N Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:04
Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po lufton në rajonin e Donbasit dhe se "nuk ka ndërmend të dorëzohet".

Në një intervistë të transmetuar të dielën nga CNN, Zelensky hodhi poshtë idenë për të lënë Moskën të marrë nën kontroll Donbasin dhe një pjesë të Ukrainës lindore për të ndaluar konfliktin, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ai shtoi: "Ukraina dhe njerëzit e saj janë të qartë. Ne nuk kemi pretendime për territoret e askujt tjetër, por nuk do të heqim dorë nga tonat".

Kur presidenti rus Vladimir Putin flet për marrjen e Donbasit, ai i referohet zonës së vjetër të prodhimit të qymyrit dhe çelikut të Ukrainës. Ajo që ai në të vërtetë do të thotë është tërësia e dy rajoneve të mëdha lindore, Luhansk dhe Donetsk, të cilat shkojnë nga jashtë Mariupolit në jug deri në kufirin verior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat