'Nuk dua të vdes askund përveç se në shtëpi' - plaku nga Ukraina që refuzon të largohet nga vendi i tij

Evropë

'Nuk dua të vdes askund përveç se në shtëpi' - plaku nga Ukraina që refuzon të largohet nga vendi i tij

Nga: V.N Më: 18 prill 2022 Në ora: 14:33
Mykola Luhynets

Në fshatin ukrainas Serhiivka, në rajonin lindor të Donbasit, pothuajse nuk ka mbetur asnjë i ri. Deri vonë kishte 1500 banorë në Serhiivka dhe një e diel në pjesën qendrore të fshatit do të ishte plot jetë, kështu e përshkruan BBC, transmeton Bota sot.

Por fshati, rreth 50 km nga vijat e frontit në lindje dhe jug, është zbrazur. Kanë mbetur vetëm 300 veta dhe kryesisht janë gjeneratat e vjetra.

"Kam jetuar këtu gjatë gjithë jetës sime" tha Mykola Luhynets, një 59-vjeçar, pjesëtar i ri i njësive të mbrojtjes territoriale, me pushkë. "Unë do të qëndroj këtu në Serhiivka dhe do ta mbroj nëse është e nevojshme".

Ndryshimi demografik i parë këtu po ndodh në të gjithë pjesët e Ukrainës nën kërcënim - të rinjtë lëvizin në zona më të sigurta ndërsa të moshuarit qëndrojnë prapa.

"Është e vështirë për të moshuarit të dalin në rrugë. Dhe ndoshta disa janë sentimentale - ata kanë lidhje më të forta emocionale me vendin ku jetojnë" tha kryetari i fshatit. 

"Ata nuk duan të vdesin askund përveç në shtëp", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat