Tërmeti në Bosnje/ Fqinji rrëfen i shokuar si e gjetën 27-vjeçaren e vdekur

Evropë

Tërmeti në Bosnje/ Fqinji rrëfen i shokuar si e gjetën 27-vjeçaren e vdekur

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:00
Ilustrim

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë la një viktimë dhe të paktë n3 të plagosur në Bosnje-Hercegovinë.

Fqinji i familjes Sefo, vajza e së cilës humbi jetën pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga kodra dhe ra mbi shtëpinë e tyre, ka rrëfyer për mediat lokale se si e gjatën 27-vjeçaren. Ai tregon se ka mbetur i shokuar, ndërsa thotë se nëna e vajzës kërkoi ndihmë.

“Tragjedi. Shtëpia e tyre është me ndërtim të mirë, por një gur që u shkëput nga një kodër aty pranë ram bi banesë. Nëna e saj thërriti djalin tim, “na ndihmo, guri është në korridorin tonë”.

Elmira doli nga dhoma në korridor në momentin kur guri duhet të ketë rënë. Me djalin mezi e ngritëm gurin . Mbi shtëpitë e lagjes kanë rënë gjithsej pesë gurë më të mëdhenj. Unë kam një garazh sipër shtëpisë dhe guri çau murin e garazhit. Po të mos ishte garazhi, do të kishte hyrë në dhomën e ndenjes. Tek një fqinj tjetër, ai goditi cepin e çatisë.”- ka thënë Cerkez për “Avaz”.

Tërmeti ishte me epiqendër pranë qytetit të Mostarit, ndërsa lëkundjet u ndjenë dhe në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat