Rusia thotë se mund ta ndërpresë furnizimin me gaz edhe ndaj vendeve të tjera

Evropë

Rusia thotë se mund ta ndërpresë furnizimin me gaz edhe ndaj vendeve të tjera

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:24
Ilustrim

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sot ka hedhur poshtë akuzat se Rusia po përdor furnizimet me gaz natyror si një mjet shantazhi.

BE akuzoi sot Rusinë për shantazh, pasi kjo e fundit vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë. Moska tha se kjo ishte për shkak të refuzimit të pagesës në monedhën ruse - rubla.

Peskov nuk tregoi se sa vende kanë rënë dakord të paguajnë gazin në rubla, por tha se Rusia prezantoi rregullin e ri për shkak të sanksioneve nga "vendet jomiqësore".

Ai tha se nëse konsumatorët e tjerë "refuzojnë të paguajnë sipas sistemit të ri", atëherë dekreti i presidentit Vladimir Putin, sipas të cilit furnizimi me gaz mund të ndërpritet, "sigurisht që do të zbatohet", transmeton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat