​Nga 1 maji hiqet certifikata e vaksinimit për hyrje në Greqi

Evropë

​Nga 1 maji hiqet certifikata e vaksinimit për hyrje në Greqi

Më: 28 prill 2022 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Komisioni i ekspertëve të shëndetësisë në Greqi sot ka vendosur heqjen e certifikatës së vaksinimit antiCovid për hyrjen e qytetarëve në vend duke filluar nga 1 maji.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë përdorimi i certifikatës së vaksinimit antiCovid do të hiqet nga 1 maji deri në muajin gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka bërë me dije se përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura është një masë që do të vijojë të mbetet në fuqi gjatë muajit maj, mbase mund të këtë ndryshim në muajt në vijim.

“Nuk e dimë se kur do të hiqet maska, ajo do të mbahet në ambientet e mbyllura, sepse maska është një masë e butë. Ajo që po themi është që të paktën për muajin maj të ketë maskë dhe prej andej e më tej, në bazë të imazhit shëndetësor të vendit, do të vendoset se çfarë do të ndodhë nga qershori”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat