Inflacioni në Turqi rritet në 70 për qind – cilët sektorë janë më të goditurit?

Evropë

Inflacioni në Turqi rritet në 70 për qind – cilët sektorë janë më të goditurit?

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Kostoja e jetesës në Turqi po rritet pasi të dhënat zyrtare treguan se inflacioni në vend u rrit në afro 70 për qind.

Çmimet e larta kanë bërë presion të konsiderueshëm mbi familjet dhe kanë rritur kritikat ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Çmimet e konsumit u rritën me 69.97 për qind në muajin prill krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit të Statistikave Turke. Ai përfaqëson rritjen më të madhe nga viti në vit në dy dekada që nga viti 2002, raporton euronews.

Rritjet më të mëdha të çmimeve në Turqi muajin e kaluar ishin në sektorin e transportit (106 për qind), i ndjekur nga çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike (89%), sipas të dhënave.

Kritikët kanë fajësuar për rritjen e çmimeve politikat ekonomike të Erdoganit, të cilat favorizojnë uljen e normave të interesit për të nxitur rritjen dhe eksportet.

Pushtimi rus i Ukrainës – dhe rritja e çmimeve të gazit, naftës dhe grurit – e ka komplikuar situatën në Turqi, një vend i varur nga importet.

Në përpjekje për të zbutur goditjet ndaj familjeve, qeveria ka zbatuar ulje taksash për mallrat bazë dhe ka rregulluar tarifat e energjisë elektrike.

Erdogan u tha gazetarëve javën e kaluar se inflacioni do të fillojë të ulet që nga maji dhe do të arrijë një “drejtim më të favorshëm” në fund të vitit.

Pavarësisht nga sondazhet që parashikojnë një zgjedhje të ngushtë, 68-vjeçari shpreson të rizgjedhet në vitin 2023 pas dy dekadash si kryeministër dhe më pas president. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat