​Inflacioni në Gjermani në maj gati tetë për qind

Evropë

​Inflacioni në Gjermani në maj gati tetë për qind

Më: 30 maj 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Norma e inflacionit në Gjermani vazhdoi të rritet në maj me 7.9 për qind, me çmime më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja më e lartë e regjistruar e çmimeve në Gjermani që nga kriza e naftës në vitet 1970, njoftoi sot Byroja Federale e Statistikave në Wiesbaden.

Norma prej 7.9 për qind është më e lartë se vlerësimet e ekonomistëve kryesorë që prisnin një normë inflacioni prej 7.6 për qind për muajin maj.

Ashtu si me rritjen e krahasueshme të çmimeve në 1973/1974, shkaku kryesor është rritja e çmimeve të energjisë.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë në veçanti janë rritur ndjeshëm, gjë që ka ndikuar në normën e lartë të inflacionit”, thuhet në një deklaratë të Byrosë Federale të Statistikave.

Sipas statistikave më të fundit, çmimet e energjisë dhe ushqimeve u rritën më së shumti, me 38.3 për qind, me 11.1 për qind.

Inflacioni ishte gjithashtu për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit si rezultat i ndërprerjeve gjatë krizës së koronës dhe mungesës së stafit në industrinë e logjistikës.

Ministri i Financave Christian Lindner tha se "inflacioni duhet të frenohet" dhe njoftoi një rikthim në masat shtrënguese dhe zero borxhin që në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat