Milivojeviç: Përpjekja që pozicionoi Serbinë si e pavarur edhe neutrale të sillet në pikëpytje nuk do të ketë sukses

Evropë

Milivojeviç: Përpjekja që pozicionoi Serbinë si e pavarur edhe neutrale të sillet në pikëpytje nuk do të ketë sukses

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 09:16
Zoran Milivojeviç

Diplomati Zoran Milivojeviç ka thënë për RTS se “nuk mban mend një ndalim fluturimi siç është rasti me aeroplanin e Lavrov në prag të vizitës në Serbi. Bëhet fjalë për presedan në raportet ndërkombëtare dhe kjo që ka ndodhë ka për qëllim një presion të caktuar ndaj Serbisë prej të cilës kërkohet ndryshim i qëndrimit ndaj Rusisë në lidhje me konfliktin në Ukrainë dhe bashkëngjitjen sanksioneve”, transmeton “Bota sot”.

Siç dihet vizita e Lavrov në Serbi i anulua pas ndalimit të fluturimit të aeroplanit të tij mbi Rumani, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Bullgari.

Presidenti Vuçiq ka thënë mbrëmë se nuk e ka befasuar kjo që ka ndodhur dhe vazhdon të jetë i shqetësuar me krizën botërore, me çka Serbia de facto është në gjendje të jashtëzakonshme.

Diplomati Milivojevië u shpreh se kjo është presedan në raportet ndërkombëtare që nuk ka ndodhur për shumë kohë.

"Nuk mbaj mend një ngjarje të tillë, bëhet fjalë për presedan në raportin mes dy vendeve nga vendet e treta, nuk bëhet fjalë për interesat e Serbisë e Rusisë, por të faktorit të tretë në këtë rast të NATO-së dhe BE-së”, tha ai.

Ai konsideron se ngjarja ka dy qëllime kyçe, së pari drejtuar ndaj Rusisë në aplikimin  plotë të sanksioneve dhe pamundësimin e komunikimit të saj posaçërisht në hapësirë me interes të veçantë të BE-së dhe NATO-së. “Qëllimi i dytë është presioni ndaj Rusisë për ndryshimin e qëndrimit rreth konfliktit dhe vendosjen e sanksioneve. Këto dy qëllime, nuk kanë të bëjnë me raportet mes Rusisë edhe Serbisë”, tha ai, duke cilësuar se “presioni që bëhet nuk është nga dje”.

Ai mendon se anulimi i vizitës nuk vë në pyetje raportet ruso-serbe "Presioni që bëhet mbi Serbinë nuk është i djeshëm dhe nuk ka risi, po zgjat nga koha kur Serbia u përcaktua për zgjedhjen e vetë, interesin e saj dhe nuk ka vendos sanksione”.

"Në rrethana si këto, si kemi në Evropë dhe planin global, do duhej hapeshin dyert e dialogut, qëllimet e Serbisë dhe Rusisë nuk ishin të dëmshme dhe do ishin amortizues në kohën kur ka konflikt”, mendon Milivojeviç, duke shtuar se interesat e Serbisë nuk vihen në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat