​Sindikata britanike e hekurudhave ka shpallur një grevë treditore

Evropë

​Sindikata britanike e hekurudhave ka shpallur një grevë treditore

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Një grevë tre-ditore e punonjësve të hekurudhave në Britaninë e Madhe në fund të këtij muaji do të çojë në një mbyllje të plotë të rrjetit hekurudhor britanik, njoftoi sot Sindikata e punëtorëve në hekurudhë, detar dhe transport.

Në deklaratë thuhet se greva do të ishte "aksioni më i madh industrial" në sektorin hekurudhor në 30 vjet.

Sindikata njoftoi se më shumë se 50 mijë punëtorë do të largohen nga puna më 21, 23 dhe 25 qershor për shkak të ngrirjes së pagave dhe pushimeve nga puna.

Në njoftim bëhet e ditur se edhe punëtorët e metrosë së Londrës do të dalin në grevë më 21 qershor për shkak të mosmarrëveshjes për pensionet dhe humbjen e vendeve të punës.

Greva e djeshme 24-orëshe shkaktoi probleme të mëdha për pasagjerët në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat