“Ikni q*****!”/ Ministrja e re e Arsimit në Britaninë e Madhe ua nxjerr gishtin e mesit protestuesve

Evropë

“Ikni q*****!”/ Ministrja e re e Arsimit në Britaninë e Madhe ua nxjerr gishtin e mesit protestuesve

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:10
Andrea Jenkins

Dorëheqja e Boris Johnson shkaktoi reagime të forta në Britani. “Qershia mbi tortë” erdhi nga ministrja e  re, Andrea Jenkins, e cila zemëroi protestuesit me gjestin e saj.

Politikania drejtoi gishtin e saj të mesit nga protestuesit teksa hynte në Doëning Street të enjten, më 7 korrik. Jenkins do të marrë Ministrinë e Arsimit brenda ditëve në vijim.

Krahas gjestit, ministrja iu drejtua turmës: “Prisni dhe shikoni” dhe më pas u tha atyre: “Qesh mirë, kush qesh i fundit”.

Pas bujës që shkaktoi, ajo sot më 9 korrik, ajo sot përmes një deklarate ka kërkuar falje dhe sqaron se kishte arritur kufijtë pasi merrte kërcënime me jetë dhe se po mundohej të mbrohej.

Unë jam keqtrajtuar verbalisht nga disa nga njerëzit që kanë qenë atje, dhe gjithashtu kam marrë shtatë kërcënime me vdekje në katër vitet e fundit.U përgjigja dhe u mbrojta. Pse dikush duhet të durojë këtë lloj trajtimi? Duhet të lisha treguar më shumë gjakftohtësi, por jam njeri”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat