U zhgënjye në dashuri, vajza 19-vjeçare hidhet nga kati i 2 dhe thyen shtyllën kurrizore

Evropë

U zhgënjye në dashuri, vajza 19-vjeçare hidhet nga kati i 2 dhe thyen shtyllën kurrizore

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Situatë e rëndë mbizotëron në zonën e Xirokrinit, në Selanik, teksa një 19-vjeçare u hodh nga kati i dytë i një pallati në rrugën Agios Panton.

E reja ka rënë në kopshtin e pallatit pak para orës 22:30, për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, bëhet fjalë për një nënë të dy fëmijëve, e cila tentoi t’i jepte fund jetës pas një zhgënjimi romantik dhe u hodh nga kati i dytë i banesës së saj, duke përfunduar në zonën e pambuluar të pallatit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit të EKAV-it dhe forca të forta policore.

Sipas informacioneve, gruaja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore, por pa lëndime në kokë dhe është dërguar në spitalin “Papageorgiou”, me një pamje të mirë klinike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat