Një pluhur misterioz mbulon vendin ku u rrëzua avioni, ja çfarë fiksuan kamerat e dronit

Evropë

Një pluhur misterioz mbulon vendin ku u rrëzua avioni, ja çfarë fiksuan kamerat e dronit

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:04
Droni zbuloi anëtarët e ekuipazhit të vdekur

Kryetari i bashkisë së Pangait, Philippos Anastasiadis, njoftoi pak më parë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në fshatrat përreth zonës ku ra avioni i mbushur me armë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Duke komunikuar me gazetarët, ai kërkoi nga banorët e fshatrave që të mos i afroheshin zonës as në këmbë, ndërkohë që lëvizja e makinave dhe mjeteve bujqësore në zonë është e ndaluar pasi sipas tij nuk dihet ende se sa mund të jenë shpërndarë copat e shkatërruara të avionit të rrëzuar, por edhe armët që ndodheshin në të.

Ka të dhëna që avioni ishte duke transportuar 12 ton armë, kryesisht predha mortajash dhe kjo e bën të rrezikshëm lëvizjen në zonë.

Autoritetet vendase presin mbërritjen e kompanisë speciale ndërdisiplinore të mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike, e cila do të kontrollojë pluhurin e bardhë që është shpërndarë rreth rrënojave të avionit dhe do të vendosë nëse ato kanë rrezikshmëri për banorët.

Aktorë, modele e këngëtare, zbulohen emrat e personazheve të famshëm që janë ftuar për të qenë pjesë e ‘Big Brother VIP’, mes tyre edhe persona që nuk flasin me njëri-tjetrin

Droni zbuloi anëtarët e ekuipazhit të vdekur

Gjymtyrë njerëzore të copëtuara dhe pa shenja jete, këto janë gjetjet më të fundit nga droni i zjarrfikësve dhe kamerat termike të përdorura, mëngjesin e së dielës, në zonën ku u rrëzua avioni Antonov, midis vendbanimeve Paleochori dhe Antifilippi, në komunën e Pangaios të Kavals.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat