Hakerat në shënjestër Italinë/ Kërkohet dëmshpërblim për të dhënat financiare

Evropë

Hakerat në shënjestër Italinë/ Kërkohet dëmshpërblim për të dhënat financiare

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Pas sulmit ndaj sistemit e-Albania në Shqipëri një grup kriminal i njohur si LockBit ka bërë të ditur se ka vjedhur 78 GB të dhënash nga administrata italiane.

Ata kërcënojnë se do t’i bëjnë ato publike brenda 5 ditëve nëse qeveria italiane nuk paguan shpërblimin e kërkuar. Sipas mediave italiane, hakerat kanë vjedhur të dhënat nga Agjencia Italiane e të Ardhurave.

Në to përfshihen informacione financiare, raporte, kontrata, dokumente etj., të cilat hakerat pritet të publikohen së shpejti.

Lockbit është një grup kriminal i cili ka operuar që prej vitit 2019 dhe ka përdorur shpesh taktika të ngjashme ku kërcënon organizata të ndryshme në këmbim të një shpërblimi në Bitcoin ose kriptovaluta të tjera.

Në muajin maj, Italia u sulmua nga një grup hakerash pro-rusë të njohur si Killnet, të cilët shënjestruan mijëra uebsite qeveritarë në një sulm kiberentik të koordinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat