​Baerbock premton dislokim afatgjatë të trupave në Sllovaki

Evropë

​Baerbock premton dislokim afatgjatë të trupave në Sllovaki

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 21:58
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi sot se Berlini është i përkushtuar për dislokimin afatgjatë të ushtarëve dhe sistemeve të raketave antiajrore “Patriot” në Sllovaki për të siguruar mbrojtjen ndaj kërcënimeve ruse.

“Sistemi i raketave “Patriot” do të qëndrojë për aq kohë sa ju duhen këtu në terren”, tha Baerbock pas bisedimeve me homologun e saj, Ivan Korcok në kryeqytetin sllovak të Bratislavës.

“Ky është solidaritet në veprim. Ne jemi bashkë edhe për këtë çështje sigurie”, shtoi ajo.

Sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” dhe rreth 300 ushtarë të Bundeswehr-it u dislokuan në Sllovaki pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Përveç kësaj, Bundeswehr-i dërgoi rreth 300 ushtarë të tjerë në vendin në kufi me Ukrainën në prill. Baerbock tha se 640 ushtarë janë aktualisht të stacionuar atje.

Aleatët lindorë të NATO-s ndihen veçanërisht të kërcënuar nga Rusia.

Sllovakia nuk ka një kufi me Rusinë, por ka një kufi me Ukrainën që është më shumë se 100 kilometra larg.

Baerbock dhe Korcok thanë gjithashtu se Ministritë e Mbrojtjes të të dy vendeve do të negociojnë dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë si pjesë e një shkëmbimi unazash./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat