Jahti u përplas me shkëmbinjtë, turisti hidhet në det për të shpëtuar, vdes nga sulmi në zemër

Evropë

Jahti u përplas me shkëmbinjtë, turisti hidhet në det për të shpëtuar, vdes nga sulmi në zemër

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 09:21
63-vjeçari ishte hipur në jahtin 70 metra të gjatë "Amore" rreth orës 20:40 të së dielës pranë ishujve Il Nibani, Sardenjë

Një turist britanik ndërroi jetë nga ataku në zemër pasi u hodh në det nga një jaht luksoz, kur u përplas në shkëmbinjtë në brigjet e Italisë ditën e djeshme.

63-vjeçari ishte hipur në jahtin 70 metra të gjatë "Amore" rreth orës 20:40 të së dielës pranë ishujve Il Nibani, Sardenjë, kur ndodhi aksidenti.

Kapiteni i anijes mendohet se po përpiqej të shmangte një anije tjetër kur u përplas në shkëmbinj, duke plagosur gjashtë persona në bord, dy prej tyre rëndë.

Në këto momente ai turisti britanik mësohet se është hedhur në det .

Imazhe të reja kanë nxjerrë në pah shkallën e tmerrshme të dëmtimit, duke treguar se si harku i varkës ishte shkëputur plotësisht nga forca e goditjes.

Varkat aty pranë lajmëruan rojen bregdetare për përplasjen, e cila mbërriti për të gjetur britanikun të gjallë, por pa ndjenja.

Një jaht maltez që po kalonte doli vullnetar për ta çuar atë në breg, por ai vdiq gjatë rrugës.

Rojet bregdetare transportuan pjesën tjetër të të plagosurve në Porto Cervo, ku dy prej tyre u dërguan në spital në gjendje të rëndë, raporton Mail Online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat