Publikohen pamjet tronditëse, si e sulmuan grekët familjen gjermane në Kretë?

Evropë

Publikohen pamjet tronditëse, si e sulmuan grekët familjen gjermane në Kretë?

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 06:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku dy grekë nga Kreta kanë sulmuar një familje me gjermanë.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së premtes së kaluar në zonën e Perama Mylopotamos në Rethymno të Kretës.

Siç shihet në video, fillimisht ata bllokojnë automjetin e turistëve dhe e përplas dhe më pas, kur ata tentojnë ta shmangin dhe të largohen, automjeti kthehet mbrapsht dhe “hip” mbi makinën e gjermanëve.

Më pas ka nisur një sherr, ku kalimtarët vrapojnë, disa i ndajnë dhe të tjerë ikën të frikësuar nga zona. Pamjet konfirmojnë edhe pretendimet e gjermanëve për mënyrën sesi u sulmuan.

Ngjarja

Sipas mediave greke një burrë bashkë me dy djemtë e tij dhe vajzën të cilët kishin ardhur nga Gjermania për të kaluar disa ditë pushime në Kretë, kishin marrë një makinë me qira, dhe ndërsa ecnin në rrugë kanë parakaluar një mjet bujqësor në të cilën ndodheshin dy banorë vendas.

Pas këtij parakalimi dy grekët u vunë në ndjekje të makinës me turistë gjermanë dhe filluan ta përplasin atë disa herë.

Gjermanët të cilët u ndien të rrezikuara ndaluan në anë të rrugës për t’i shpëtuar inatit grek, por vendasit kryeneçë sapo zbritën nga mjeti, filluan të godasin dhunshëm njërin nga djemtë që ndodhej në makinë, djali tjetër i familjes gjermane ka zbritur nga mjeti për t’i shkuar në ndihmë vëllait, por në këtë moment njëri nga vendasit ka nxjerrë një thikë 20 centimetra dhe ka dashur të vrasë familjen gjermane.

Fatmirësisht disa banorë të zonës kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar familjen gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat