Rumania prodhoi më pak grurë se vitin e kaluar për shkak të thatësisë

Evropë

Rumania prodhoi më pak grurë se vitin e kaluar për shkak të thatësisë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Rumania korri nëntë milionë tonë grurë këtë vit, një e pesta më pak se vitin e kaluar, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe kostove më të larta të prodhimit, njoftoi Ministria e Bujqësisë.

Në vitin 2021, korrja arriti në 11.3 milionë tonë rekord. Në gusht, ministri i Bujqësisë Petre Daea tha se të korrat e këtij viti do të jenë deri në 18 për qind më të vogla, por gjithsesi do të sigurojë suficit për eksport.

Të dhënat paraprake nga ministria, të publikuara të mërkurën, treguan dëme në 420.380 hektarë, në një total prej rreth shtatë milionë hektarësh të mbjellë.

Ministria njoftoi gjithashtu se fermerët aktualisht po korrin luledielli dhe misër në rreth njëzet qarqe.

Rumania është ndër shitësit më të mëdhenj të drithërave në BE dhe i eksporton në Lindjen e Mesme, me Egjiptin si blerësin kryesor. Vetëm ai konsumon nga 2.5 deri në tre milionë tonë. Drithërat eksportohen përmes portit të Konstancës në Detin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat