Presidenti letonez bën thirrje për izolimin nga shoqëria të qytetarëve rusisht-folës

Evropë

Presidenti letonez bën thirrje për izolimin nga shoqëria të qytetarëve rusisht-folës

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 22:19
Egils Levits

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, bëri thirrje që të izolohen nga shoqëria qytetarët rusisht-folës në vendin e tij që kundërshtojnë qëndrimin lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një intervistë për LSM, Levits tha se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë është bërë “rutinë” për Perëndimin.

Që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, tha Levits, në shoqërinë në Letoni janë vërejtur efekte edhe pozitive edhe negative, duke shtuar se qytetarët janë bërë “më atdhetarë”.

Levits theksoi se në këtë proces në vend është shfaqur një shtresë rusisht-folëse dhe “jo besnike ndaj shtetit”.

“Detyra jonë është të merremi me këtë dhe t‘i izolojmë ata nga shoqëria”, tha ai, raporton cnn.

Ndryshe, Parlamenti letonez e ka shpallur shtetin rus si vend sponsorizues i terrorizmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat