Aksident i rëndë në Bruksel, furgoni përplaset me një kafene, plagosen 6 persona

Evropë

Aksident i rëndë në Bruksel, furgoni përplaset me një kafene, plagosen 6 persona

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:41
Bruksel

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Brukselit, ku një furgon është përplasur me një kafene, duke plagosur gjashtë persona.

Drejtuesi i furgonit ka dalë nga automjeti pas ngjarjes pak para orës 13:00 dhe është ende në kërkim.

Nuk është bërë e qartë nëse ishte një aksident apo një sulm.

Dëshmitarët thanë për mediat belge se furgoni hyri nga Rue Saint-Michel, që të çon në një zonë të frekuentuar tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat