Zelensky: Ukraina eksportoi një milion ton produkte bujqësore

Evropë

Zelensky: Ukraina eksportoi një milion ton produkte bujqësore

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 06:12
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij ka eksportuar një milion ton produkte bujqësore nga portet e saj të Detit të Zi sipas kushteve të një marrëveshje drithi të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Zelensky tha se 44 anije ishin dërguar në 15 vende, raporton Sky News.

Sipas tij, janë marrë 70 aplikime të tjera për ngarkimin e anijeve, si dhe përsëriti se qëllimi i Kievit ishte të eksportonte tre milionë tonë në muaj.

Ndryshe, në korrik Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike që lejon eksportet e grurit të rifillojnë nga portet e Detit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat