Mbretëresha do të emërojë kryeministrin e ri të Britanisë në Balmoral

Evropë

Mbretëresha do të emërojë kryeministrin e ri të Britanisë në Balmoral

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 13:10
Mbretëresha Elizabetë

Mbretëresha nuk do të emërojë kryeministrin e ardhshëm në Londër, por përkundrazi do të qëndrojë në Balmoral për ta bërë këtë, ka thënë Buckingham Palace.

Kryeministri i ri dhe Boris Johnson do të shkojnë në Skoci, në një shkëputje nga tradita për ngjarjen e 6 shtatorit.

Mbretëresha Elizabetë çdo herë i ka emëruar kryeministrat e saj të rinj në Pallatin Buckingham.

Liz Truss ose Rishi Sunak ose do të shpallen si drejtues të Partisë Konservatore më 5 shtator.

Boris Johnson pritet ta njoftojë mbretëreshën nesër për dorëheqjen e tij, që më pas ajo ta emërojë pasardhësin e tij, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat