Tërmeti i fortë godet Greqinë dhe Turqinë, qytetarët dalim të tmerruar në rrugë

Evropë

Tërmeti i fortë godet Greqinë dhe Turqinë, qytetarët dalim të tmerruar në rrugë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 13:40
Goditja më e fuqishme ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, në zonën detare

Një seri tërmetesh kanë rënë gjatë orës së fundit në zonën mes ishujve grekë dhe tokës turke duke shkaktuar panik te qytetarët si edhe dëme te vogla materiale.

Goditja më e fuqishme ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, në zonën detare, vetëm pak kilometra në jug të ishullit Mitilini.

Ishulli në fjalë është përballë Kusadasit dhe Izmirit në Turqi dhe lëkundjet janë ndjerë të forta edhe atje.

Ndërkohë, një goditje tjetër ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në të njëjtën zonë.

Autoritetet raportojnë vetëm dëme të vogla material si në Greqi ashtu edhe në Turqi, ndërsa paralajmërojnë për goditje të tjera gjatë orëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat