Shpërthen bombola e gazit në një anije në Itali, 3 viktima dhe 4 të plagosur

Evropë

Shpërthen bombola e gazit në një anije në Itali, 3 viktima dhe 4 të plagosur

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në sallën e motorit në një anije në portin e Krotones.

Sipas asaj që raportohet në mediat e huaja, viktimat ishin të gjithë pjesë e ekuipazhit, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ndërsa mësohet se dy nga të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat